Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni, në një postim në Facebook ka shkruar lidhur me situatën e krijuar për shkak të reduktimeve me energji elektrike.

Duke folur për krizën energjetike, Hyseni pyeti se në “emër të cilit ideal jemi tuj duru?’.

Hyseni pati edhe një tjetër pyetje.

“Cka na pret mas reduktimeve? Nje fyerje me joystick nga Rizvanolli; nje fyerje me qebe nga Kurti; ose ma seriozisht, nje poshterim me temel nga Hekuran Murati”, ka shkruar Hyseni.

Postimi i plotë:

Ka kuptim me i duru edhe reduktimet e terrin; ka kuptim edhe mos me u ngute ne pritje te efekteve te menjehershme; ka kuptim edhe me i fale do gabime amatore; ka kuptim me i rrudhe shpenzimet perballe rritjes se cmimeve pa ba asnje za; ka kuptim edhe vuajtja ma e rande: njerezit kane dite me mbajte greve urie deri ne vdekje.

Vec duhemi me ngadale gjanat me i thirre n’emnin e vet. Kjo quhet sakrifice. Sakrifica eshte gjithmone n’emen t’ardhmes. Aq e dashur dhe e rendesishme eshte kjo e ardhme sa bejme balle ta demtojme edhe veten per te.

PSE? Cili eshte premtimi? Cila eshte ajo shenje qe po vjen nga e ardhmja? N’emen t’cilit ideal jemi tuj duru?

Cka na pret mas reduktimeve? Nje fyerje me joystick nga Rizvanolli; nje fyerje me qebe nga Kurti; ose ma seriozisht, nje poshterim me temel nga Hekuran Murati.

Nuk ka kurgjo anej, eshte vec nje humnere qe s’po guxojna me kqyre. Se normal, po duhet me u kape dikun.