Kriza energjetike rrezikon punën e minierës së Trepçës

Paralajmërimet për krizë energjetike gjatë muajve të dimrit, kanë ngjallur panikë të punëtorët e Minierës së Trepçës. Ata thonë se për shkak të krizës mund të ulet prodhimi në këtë minierë, e si rrjedhojë, një pjesë e punëtorëve të mbesin të papunë. Nga sindikata e punëtorëve të minierës kanë kërkuar nga ekzekutivi që sa më shpejt të mirren masa, në mënyrë që të mos rrezikohet puna e minatorëve.

Punën nuk e ndalin asnjëherë.

E as rreziku që i kanoset nga ajo, nuk u i frikëson.

Por, frika te këta punëtorë të Minierës së Trepçës është shtuar së fundmi.

E kjo jo për shkak të kushteve në minierë, por për shkak të paralajmërimeve të vazhdueshme për krizë energjetike, shkruan Kanal10.

Ata thonë se kanë informata se për shkak të krizës gjatë muajve të dimrit punët mund të pakësohen në këtë minierë, kësisoj do të përgjysmohet edhe numri i punëtorëve.

Gani Osmani nga Sindikata e Punëtorëve të Trepçës ka kërkuar që të merren sa më shpejt masa, në mënyrë që të mos rrezikohet puna e minatorëve.

Ndërsa, Behxhet Vinarci ka thënë se ndonëse janë në situatë të vështirë, janë në kërkim të zgjidhjeve për të evituar problemet, e për të rritur prodhimin

Për një vit nga kjo minierë nxirren rreth 180 mijë tonë xehe.