Kriza energjetike, KEK nxjerr thëngjillin në shitje

Nga e enjtja, Korporata Energjetike e Kosovës do të shesë qymyr për qytetarë dhe biznese. Të parët do të mund ta blejnë atë 15 euro për ton të parëve dhe 20 të dytave.

Për këtë vendim, që sipas KEK-ut po bëhet për të zbutur krizën energjetike, janë ndarë 150,000 tonë xehe dhe është kufizuar në 10 tonë maksimumi për secilin blerës. Por, kjo do ta ngrisë nivelin e ajrit të ndotur, sipas ambientalistit Zeqir Veselaj.

“Kostoja në mjedis do të na reflektohet në atë shëndetësore me incidencë të shtuar të sëmundjeve kardiovaskulare dhe atyre të frymëmarrjes”, deklaroi Veselaj.

Veselaj, fajtor për këtë e bënë mungesën e një zgjidhjeje afatgjate për këtë problem të trashëguar nga vitet e kaluara. Megjithatë, ai e pranon se kjo është një zgjedhje e detyruar nga ngritjet e çmimeve të lëndëve të tjera që përdoreshin për ngrohje, e apelon te qytetarët të kursejnë.

Ekonomisti Mustafë Kadriaj vlerëson se vendimi do ta zbusë krizën energjetike që parashihet të prekë vendin.

“Kur merr parasysh nivelin e çmimit të energjisë elektrike, poashtu edhe ngrohja me dru ose pelet ky është një çmim i favorshëm dhe jashtëzakonisht lehtësues”, tha Kadriaj.

Qytetarët duhet ta paguajnë edhe procesin e ngarkimit dhe transportit të thëngjillit, e ajo duhet të kryhen përmes xhirollogarisë së KEK-ut.