Profesori i Ekonomisë, Mustafë Kadrijaj tha se Qeveria e Kosovës do të dështojë në pjesën e ekonomisë, pasi sipas tij, nuk kanë njohuri të të bërit ekonomi.
Kadrijaj në emisionin Euro n’T7 tha se edhe nëse Kosova do t’i ketë 20 miliardë euro në buxhetin e Kosovës, nëse nuk investohen, atëherë thotë se do të vijë një moment që ato do të hargjohen.PROMOTED CONTENT
What Ukrainians Need The Most? Medical Supplies!More…506127169
“Nuk mjafton vetëm të kemi shifra, sepse në ekonominë e tregut së pari duhet të investohen. Por edhe nëse i ka edhe 20 miliardë, nëse fokusimi i buxhetit është në pjesën e politikave sociale, pa i anashkaluar ata, do të jetë të qartë se do të vijë një moment që do të hargjohen”.
Sipas tij, Qeveria Kurti duhet ta kuptojë që Kosova është e orientuar në ekonominë e tregut.
“Kjo qeveri duhet ta ketë të qartë se Kosova është e orientuar në ekonominë e tregut. Në pjesën e ekonomisë do të dështojnë, duke mos e njohur thjesht të bërit ekonomi”.







