kryetari

Kriza e LDK-së në Istog, Haki Rugova bën rotacione

Haki Rugova asesi të rehatohet me qeverisjen lokale në Istog. Pas shfaqjes publike të pakënaqësive nga zyrtarë të lartë të kësaj partie në Istog, i pari i komunës ka vendosur të bëjë disa ndryshime.

Ish deputeti i Parlamentit të Kosovës në qeverisjen e kaluar nga LDK, Agim Ademaj është emëruar nënkryetar i komunës, duke e zëvëndësuar Lulzim Blakajn.

Por, Rugova nuk e ka lënë Blakajn pa punë pasi që i njëjti është emëruar drejtor për Zhillim Ekonomik në Istog. Besart Dreshaj që deri tani ishte drejtor për Zhillim Ekonomik, tani është emëruar drejtor i Urbanizmit në Istog, mëson Indeksonline.

Pavarësisht insistimeve të mëdha, Haki Rugova e ka lënën përsëri pa drejtori djalin e ish kryetarit të Istogut, Fadil Feratit, Ilir Feratin.

Kjo situatë ka bërë që zyrtarë të lartë të LDK-së në Istog vazhdojnë të jenë kundër kryetarit Rugova dhe kriza e partisë në këtë komunë të vazhdojë.