Kritikoi për takime të fshehta me palën serbe, Haradinaj i kundërpërgjigjet Thaçit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për medie ka folur lidhur me kritikat që presidenti i vendit, Hashim Thaçi ua ka bërë zyrtarëve të qeverisë për takimin e fshehtë në Berlin me zyrtarë serbë.

Haradinaj tha se ky takim ka qenë i thirrur nga njerëz të kancelares, angela Merkel në kancelari.
“Takim i ftuar nga zyra e kancelares, Angela Merkel, d.m.th nga njerëz më të afërt të saj për palët e dialogut teknik, mund të quhet konfidencial. Nuk është as i fshehtë as sekret”

“Për këtë i kam informuar partnerët e koalicionit me kohë. Më vjen keq që nuk ka avancuar procesi dhe ekziston një shpërputhje në gjithë atë se sa janë zbatuar marrëveshjet e 2013-ës”, tha Haradinaj.