Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dorëzuar sot një dokument pesëpikësh kryeministrit Albin Kurti, në bazë të cilit ky subjekt politik potencon se duhet të jetë pozicioni i ekzekutivit lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Në mesin e pikave të kësaj oferte që LDK-ja i ka bërë Kurtit është edhe “Mbrojtja e integritetit territorial të Kosovës”.

Mirëpo, kur përmendet çështja e kufijve, LDK ia ka huqur pasiqë në vend të fjalës “precedent” e ka përdorur  atë “president”.

“Ndryshimi i kufijve kudo në këtë pjesë të Evropës do të vendoste një president të rrezikshëm”, thuhet mes tjerash në të.

Ditë më parë ishte Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës e cila kishte bërë një postim në Twitter i cili ishte karakterizuar me një anglishte të paqartë dhe me shumë gabime.

Image