Miqësia

Kriset miqësia mes tyre – Stresi ironizon Don Xhonin?

Disa kohë më parë, reperët Stresi dhe Don Xhoni, dukej se ishin miq të mirë.

Ata postonin fotografi së bashku, ndonëse në ditët e sotme nuk kanë të njëjtin raport.

Kosova së fundmi dërgoi një kërkesë për t’u bërë pjesë e Eurovision 2025, gjersa Stresi sugjeroi që Ylli Limani të jetë përfaqësues i Kosovës në garë.

Foto: Arkiv

Një person komentoi për Don Xhonin, teksa Stresi ia ktheu me ironi të madhe.

“Po si jo, edhe gjyshja ime, po të doni ua sjell se e ka zërin shumë karakteristik”, u shpreh artisti nga Shqipëria.

Foto: Screenshot/Instagram

Ata tani nuk ndiqet në rrjete sociale dhe kjo dëshmon më shumë rreth marrëdhënies aktuale që kanë.

Të njëjtit po vazhdojnë me angazhimet e tyre në karrierë, projekte e koncerte.