BBVA2

Kriset marrëdhënia Romeo – Heidi? Aktori distancohet: Po e mbron atë në emrin tim

Disa tensione brenda shtëpisë së BBV3 kanë bërë që marrëdhënia mes Romeos dhe Heidit të kriset.

Ata kanë pasur disa keqkuptime me njëri-tjetrin, ku Romeo vendosi të distancohej nga Heidi.

Në një debat, ajo ka mbështetur Julin dhe jo Romeon, prej ku lindën edhe keqkuptimet e para.

Heidi: Do më thuash se çfarë ke se e kam fiksim tani. Ma thuaj.

Romeo: Dëgjo, nuk dua të ndikoj fare tek ty. Fjalia jote atje, përball Eglës dhe Gazit nuk më pëlqeu fare.

Heidi: Çfarë fjalie thashë?

Romeo: Unë nuk kam ndikuar asnjëherë tek zgjedhjet e tua, tek qëndrimet e tua.

Heidi: E vërtetë, po çfarë thashë?

Romeo: Këtë the: Ju të gjithë, Gazi dhe Romeo dhe shumë të tjerë, sulmuat Julin.

Heidi: Por nuk e kisha aty, doja të flisja me Gazin ashtu.

RomeoPo pra, po të mbrosh atë me emrin tim…

Heidi: Nuk po e mbroj atë me emrin tënd, nuk ishte ashtu.

Romeo: Pra të gjithë ata sulmuan Julin. Lëre tani si muhabet.

Heidi: E ke seriozisht?

Romeo: Nuk e kam diskutuar kurrë.

Heidi: Nuk kisha ndërmend të përmendja emrin tënd fare gjithsesi. Nuk e kisha seriozisht.

Romeo: Unë po të thërrisja por nuk po më dëgjoje.

Heidi: E ke marrë keq. Nuk e kam bërë në atë kuptim

Heidi: Ke këtë ide, mbaj këtë ide dhe vazhdo.

RomeoOk (largohet Romeo).