Kris Jenner në jaht me të dashurin 25 vjet më të ri

Mamaja më e njohur realit, 63-vjeçarja Kris Jenner, është kapur nga paparacët duke u argëtuar dhe kënaqur në një jaht në Portofino me të dashurin e saj 25 vjet më të ri, menaxherin Corey Gamble. Kamerat i kanë kapur derisa bashkë laheshin, rreziteshin dhe shijonin pijet.

Kris mbi kostumin e larjes kishte veshur një fustan të tejdukshëm me dantelle. Nëna e pesë fëmijëve dhe gjyshja e madje dhjetë nipave dhe mbesave nuk ngurronte fare të tregonte figurën e saj.

Corey dhe Kris ishin njoftuar në vitin 2014 në një festë ditëlindjeje të disenjatorit të famshëm Riccardo Tisci në Ibiza. Siç shkruan The Sun, ishin ndarë disa herë, ndërsa hera e fundit ishte në maj të vitit 2017.

Atëherë Kris e kishte lënë atë sepse “me këtë lidhje ishte shmangur nga rruga dhe duhej ta vendoste familjen e vet para nevojave dhe dëshirave të veta”. Megjithatë, u pajtua shumë shpejt, dhe gjykuar sipas fotografive janë më të lumtur se kurrë.

Para lidhjes me Corey, Kris ishte në martesë me 69-vjeçarin Bruce Jenner, me të cilin i ka dy vajza – Kendall dhe Kylie. Për habinë e madhe të tërë familjes, pas 22 vitesh martesë dhe jo shumë kohë pas shkurorëzimit, Bruce e kishte ndërruar gjininë dhe ishte bërë Caitlyn Jenner. Para tij, Kris ishte e martuar me Robert Kardashian, i cili kishte vdekur në vitin 2003 nga kanceri, dhe nga kjo martesë ajo i ka katër fëmijë – Kim, Kourtney, Khloe dhe Rob.

loading…