Kriptomonedha e Kinës, investitorët japin parashikimin se kur do të mbërrijë

Kina do të implementojë kriptomonedhën e saj në 6-12 muajt e ardhshëm tha një investitor lokal në blockchain.

Duke folur për CNBC, Edith Cheung, u shpreh i bindur se ardhja e kriptomonedhës është e pashmangshme.

“Jam i bindur se do të ndodhë në 6 deri në 12 muajt e ardhshëm,” tha Cheung. Kina prej kohësh thotë se është duke zhvilluar një “Jen virtual” por zyrtarë të lartë shtetërorë nuk kanë dhënë afate.

Sipas Cheung, edhe fuqitë e huaja duhet të jenë të gatshme ti përgjigjen një lëvizje të tillë sepse Kina do të bëhet vendi i parë në botë që implementon një version dixhitale të parasë tradicionale.

“Mendoj se Shtetet e Bashkuara duhet të nxitojnë në këtë drejtim,” tha ajo. Në fillim të Nëntor një tjetër investitor dha një parashikim më ambicioz duke thënë se kriptomonedha do të vijë brenda tre muajve të ardhshëm.

Muajin e kaluar presidenti Kinez Xi Jinping bëri thirrje për zhvillimin e projekteve në teknologjinë blockchain. Aktualisht vetëm 10% e 32,000 bizneseve përdorin teknologjinë aktualisht në Kinë.