Kriminieli famëkeq që vrau 200 gjyqtarë

Edhe pas vdekjes së tij, Pablo Escobar mbetet po aq i njohur sa ishte gjatë kohës si kryetar i kartelit të drogës Medellin.

Escobar ishte përgjegjës për vrasjen e një kandidati presidencial kolumbian, një ministër drejtësie, më shumë se 200 gjyqtarë dhe mbi 1000 oficerë policie.

Figura e tij ende paraqitet në filma, këngë e libra të panumërta. Ne kemi vendosur që përmes kësaj liste të japim fakte për jetën e Escobar, disa nga to të padëgjuara akoma.

Perandoria e tij e drogës ishte më e madhe se qeveria. Njerëzit e quajtën atë ”Para ose plumb”, që do të thotë ”pranoni ryshfetin, ose përballuni me plumba.”

Pablo Escobar u qëlluar për vdekje në moshën 44 vjeçare. Vlera neto e pasurisë së tij arrinte në 30 miliardë dollarë, të gjitha këto nga biznesi i tij me kokainë.