Sot në Gjykatën Speciale në Beograd ka vazhduar seanca preliminare kundër Veljko Belivuk, Marko Miljkoviq dhe të akuzuarve të tjerë, ndërsa të akuzuarit janë njoftuar me provat nga Prokuroria për Krim të Organizuar (TOK). Një nga krerët e grupit të krimit, Miljkoviq, ka hedhur një sërë akuzash ndaj ministrit të Policisë, Aleksandar Vulin.

Vulinin fillimisht e përmendi Belivuk, duke thënë se makina për bluarjen e mishit, në të cilin, sipas pretendimeve të prokurorisë, të pandehurit bluanin viktimat, më pas u soll në vilë në Ritopek.

“Makina është tre deri në katër herë më e madhe se përmasat e derës së dhomës ku prokurori pretendon se është gjetur”. Ajo nuk mund të kalojë nëpër atë hapje dhe nuk u gjet aty, por u soll. ADN-ja mund të ishte sjellë nga kushdo dhe të ishte mbjellë. Për ditë të tëra atje kanë ecur ekspertët e mjekësisë ligjore dhe ministri Vulin ka bërë foto. Prandaj po i kërkoj gjykatës që të marrë çështjen e njohur si “vrasje në shina” që të shihni se çfarë është bërë aty me gjurmët e ADN-së. Imagjinoni çfarë po bëhet në këtë rast”, tha Belivuk.

Më pas edhe Miljkoviq bëri një sërë deklaratash, sërish në kurriz të Vulinit.

“Bunkeri është i Vulinit, aty ka mbjellë marihuanë, si në “Jovanjica”. E ka mbushur makinën me gjurmë të ADN-së. Dhe arma e gjetur është e Vulinit, ndaj i sugjerojmë të jetë dëshmitar dhe këtu të kemi ballafaqimin””, tha Miljkoviq.

Deri më tani nuk dihet se për cilin bunker bëhet fjalë dhe nëse është ai i stadiumit të Partizanit, të cilin të pandehurit e përdornin si “bazë”. Nga ana tjetër, nuk është e qartë se si ka qenë e mundur që atje të rritet marihuana.

Përveç akuzave të lartpërmendura, Belivuk dhe Miljkoviq kanë përmëndur edhe një sërë personash tjerë, për të cilët media e pavarura serbe kanë raportuar ekskluzivisht.

Kujtojmë se grupi kriminal i Veljko Belivuk dhe Marko Miljkoviq u arrestua në një aksion të madh r nga MPB-ja dhe BIA serbe në shkurtin e kaluar.

Aktakuza është ngritur kundër Belivuk, Miljkoviq, Srgjan Laliq, Millosh Budimir, Marko Budimir, Nebojsha Jankoviq, Vlad Draganiq, Bojan Hrvatin, Dejan Teshiq, Nikola Spasojeviq, Nemanja Gjuriq, Nemanja Lakiçeviqi, V. , Filip Ivanovski, Zheljko Koxhiq, Slagjana Sekuliq, Boris Karapanxhiq, Nikola Stefanoviq, Vladimir Grek, Aleksandar Shçepanoviq, Aleksa Shejiq, Mijat Simeunoviq, Milosh Lukiq Selak, Aleksa Dunjiçiq, Vladimiri Stoneviq.

Ata akuzohen se në periudhën nga fillimi i vitit 2019 deri më 4 shkurt 2021 kanë organizuar një grup kriminal nën petkun e grupit të tifozëve “Principi”. Grupi veproi sipas udhëzimeve dhe urdhërve të drejtuesve të tij, Veljko Belivuk dhe Marko Miljkoviq, pra ku, kur dhe në çfarë mënyre duhet të rrëmbehen dhe privohen nga jeta kundërshtarët, si dhe ku do të kontrabandohet droga.

Porositë u transferuan përmes aplikacionit “Sky”. Ata përdorën aplikacionin me emrat e koduar.

Ata i kryen krimet e tyre në Ritopek, rruga Livadice 3, në një dhomë të posaçme që e quanin “Thertore”, ku instalonin një mulli industrial, me të cilin bluanin kufomat e të vrarëve. Në atë dhomë kanë mbuluar dyshemenë dhe muret me najlon dhe pas vrasjeve kanë pastruar dhomën dhe makinën me kimikate për të larë provat, gjegjësisht gjurmët biologjike.

Me aktakuzën e re ky grup kriminal akuzohet edhe për dy vrasje të tjera – vrasjen e Goran Mihajloviqit dhe Nikolla Mitiqit. /Ballkani.info/