Krimet Ekonomike bastisin shtëpinë e Vali Corleones

Krimet Ekonomike kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në Gjilan.

Një operacion i udhëhequr nga drejtoria e Prishtinës ka filluar bastisjen në një lokacion në këtë qytet.

Bastistja po ndodhë në shtëpinë e Vali Corleones në lagjen Gavran të Gjilanit, raporton Indeksonline.

Gazeta  ka kontaktuar policinë, por, të njëjtin nuk e kanë konfirmuar rastin.

Vali Corleone viteve të fundit është ngarkuar me disa vepra penale, ndërsa së fundi ishte plagosur në këmbë nga e dashura e tij.