Krimet e luftës, dëshmitarët s’kanë para për udhëtim që t’i tregojnë ato

Kishin dalë në kërkim të trupave të të masakruarve në Abri të Drenasit.

E gjetja e tyre nuk ishte e vështirë.

Fëmijë, gra e të moshuar ishin në mesin e viktimave në këtë pjesë të fshatit.

Të mbijetuarit e kësaj masakre dhjetëra herë kanë dëshmuar për tmerrin që panë me sy.

Ani pse me vështirësi financiare, ata ia mësynë institucioneve shtetërore e ndërkombëtare, me një qëllim të vetëm – të gjejnë drejtësi.

Edhe më shumë dëshmi mund të deponoheshin, po që se këta dëshmitarë nuk do ta kishin hallin e shpenzimeve.

Sipas juristëve, procedurat për kompensimin e tyre janë goxha të komplikuara.

Përkundër të gjitha këtyre vështirësive, dëshmi janë dhënë.

Duke kërkuar vetëm drejtësi, i mbijetuari i krimit thotë të mos jetë kujtuar që të aplikojë për kompensim.

Për viktimat e krimit foli ministrja e Drejtësisë, e cila foli për punën e bërë në këtë çështje.

Albulena Haxhiu tregoi edhe shumën e kompensuar deri më tash për viktimat e krimeve të luftës.

Shpenzimet e dëshmitarëve rregullohen me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.