Pesë persona u vranë sot në Shtëpinë e të moshuarve dhe të pafuqishmëve në rrugën Mazhuraniçeva në Daruvar të Kroacisë.
Një burrë ka hyrë në Shtëpinë e të Moshuarve dhe të Pafuqishmit dhe ka nisur të qëllojë mbi njerëzit. Pesë persona humbën jetën në vend dhe disa të tjerë u plagosën. Pas sulmit vrasësi ka ikur, por policia e kapi shpejt, transmeton Ballkani.info.

Nga policia bëjnë me dije se rreth orës 10:10 kanë marrë njoftim se një person mashkull duke përdorur armë zjarri ka vrarë dhe plagosur disa persona në një shtëpi për të moshuar dhe të pafuqishëm. Ata shtojnë gjithashtu se në vendngjarje po vijojnë hetimet e drejtuara nga zëvendësi i Prokurorisë së Shtetit të Qarkut në Bjelovar.
Vrasësi është një polic ushtarak në pension
Vrasësi është 51-vjeçari Kreshimir Pahoki nga Donji Daruvar. Nëna e tij ishte banore e shtëpisë.
Pahoki është një oficer i policisë ushtarake në pension. Në vitin 1996, Franjo Tuxhman i akordoi atij Memorialin e Mirënjohjes së Atdheut, i cili u jepet qytetarëve kroatë për shërbimin e nderuar dhe shembullor. Pas vrasjes, ai ka ikur me armë, por policia e ka arrestuar pranë një kafeneje. Ai vrau nënën, banorët dhe punonjësit e shtëpisë. /Ballkani.info/
BONUS VIDEO







