Krim dhe marrëzi

1. Atifete Jahjaga: ‘Vendi që mëton demokraci e sulmoi një grua’.

– Ky vend nuk e ka sulmu askënd, por sulmin e kanë bë disa fëmijë. Ky vend ‘jodemokratik’ ty moj erife të ka ba Presidente.

2. Blerim Latifi: ‘E kanë rreh gruan rome sepse kujtojnë që shkojnë në xhenet’.

– Gruan rome nuk e kanë rreh imamët e hoxhallarët, po një djalë i ri me tatuazhe (të cilat i ndalon feja islame).
Çka ka faj këtu feja islame?
Shumë ka qejf ky këshilltari i Kadri Veselit mos me pas Zot, ama jo për krejt, veç për myslimanët ka qejf mos me pas Zot.

Inkuizicionin dhe ndjekjen e shtrigave, vrasjen e miliona vajzave e grave të pafajshme nuk e kanë bë myslimanët.

3. Vlora Çitaku: ‘Turp na qoftë. Jemi racistë’.

– Nuk është e vërtetë që jemi ‘racistë’.
Ndoshta po nisesh prej vetes, se shqiptarët s’kanë bë zullum kurrë ndaj askujt.
Nuk ka ndodh kanagjeq e dasëm e madhe e
shpijanikëve shqiptarë pa thirr defatore rome (Hamide defatoren bile e kanë adhuru).

Shqiptarët u kanë ndihmu romëve, gjithmonë, me pare e me çka kanë pas, se edhe vet kanë qenë të varfër.
Fallxhoret dhe shitëset rome i kanë pas dyert e hapura te shtëpitë e shqiptarëve dhe kurrë kush nuk i ka nguc, m’o Zot m’i rreh.
Ka shqiptarë që janë martuar me to.
Rastin i shoqes tënde të klasës ‘Nurijes’ është rast i izoluar dhe unë po habitem qysh po ia lejon vetes me marrë gjithë këtë përgjegjësi, me thënë se ‘romët e kanë braktisur shkollën për shkak të presionit të shqiptarëve’, gabim historik dhe politik.

Ramushi ka të drejt që thotë se Ju po e dëmtoni Kosovën, si sot me deklarata impulsive dhe me pervoja personale që ia ‘shitni botës’ si fakte historike të një shoqërie.

4. Berat Buzhala: ‘Bërnabiç nuk e ka qaq keq’.

– Nuk kam koment. E di që gazetari nuk mendon kështu, por nuk është mirë me thënë kështu, se e lexojnë fëmijët e kujtojnë që përnjëmend krejt shoqëria është e egër.

5. Veton Surroi: ‘Ata fëmijë që u vranë nga serbët para 20-të vjete sot e rrahin një grua dhe janë fashistë’.

– Shumë i pëlqen këtij serbofilit me na quajt ‘fashistë.
Edhe pas luftës e ka quajt komplet popullin shqiptar ‘fashistë’.
Ky s’don me ditë, s’don me ba dallimin: se fëmijët shqiptarë i vrau dhe masakroi shteti serb, kurse gruan rome e rrahën disa fëmijë e jo shteti i Kosovës, shoqëria dhe shteti nuk e kanë sulmu atë grua. (Vrasësit serbë të fëmijëve shqiptarë janë të lirë, e sulmuesi shqiptar i gruas rome është në burg).

6. Blerta Deliu: ‘Gjest racist..’.

– Romët jetojnë të lirë në Kosovë. Kjo grua nuk u sulmua për shkak se është rome.
Ka njeri që e rreh nanën e vet, e qysh po thoni ju, krejt shoqnia me marrë përgejgjësinë pse del një kriminel që e rreh nanën e vet a?
Në Kosovë ka ndodh djali e ka mbyt nanën e vet, çka me thënë tash që ‘shkolla e ka mësu me vra nanën e vet a’!

Kjo grua u sulmua si pasojë e lajmeve të rreme të portaleve për të, pa asnjë fakt, bazuar në intriga e publikuan lajmin se ajo ‘vjedh fëmijë’.
Portalet ia kanë ndërsy fëmijët kësaj gruaje.
Dhe ia kanë rreziku jetën.

Portalet duhet ta ‘zhbëjnë’ lajmin e rremë për atë grua, që është viktimë e portaleve, dhe tjera herë të kenë kujdes me fotografi të njerëzve, pa i verifiku ato se mundet me ndodh edhe më keq.

Ky rast kaq i rëndë dhe i pafalshëm duhet gjykuar me krejt forcën (s’ka lidhje që sulmuesit janë fëmijë, duhet të çohen aty ku e kanë vendin, në burgjet adekuate për të rinj, si në Amerikë që edhe adoleshentët i dënojnë me burg të përjetshëm dhe vdesin në burg për veprat që i kanë bë nën moshën 18 vjeçe, se nuk pyet drejtësia amerikane për moshë), sepse fatkeqësisht ‘edhe fëmijët vrasin’!

Indiferenca e fëmijëve tjerë ndaj gjesteve barbare të këtyre fëmijëve është pasojë e frikës së tyre të përbashkët ‘nga ajo grua’.

Aq më tepër tash që djemtë shqiptarë gjithë ditën ‘vrasin në lojë’, dhe vrasin nën mbikqyrje të prindërve.

P.S. Dikujt i bjen shi n’kallamoq, badihava, s’ke çka i bën. Kadri Veselit i qëlloi ditëlindja në Natën e Katragjegjave, e unë e pata dje, boll m’doni, po kujt s’i ra në mend për m’u, si duket m’doni veç për interes, me ju shti me kesh?.