Krijoni një kulturë pune që ta duan punonjësit tuaj

Kultura e vendit të punës është kthyer në prioritet kohët e fundit – dhe kjo nuk është gjithmonë diçka e bukur.

Kultura ndikon moralin, punësimin, produktivitetin dhe – në fund të fundit –rezultatin tuaj përfundimtar.

Më shumë se kaq, kjo ka të bëjë me zgjedhjen nëse doni një organizatë nga e cila përfitoni vetëm ju dhe aksionarët tuaj -apo një që është e mirë për të gjithë ekipin.

Më poshtë do të gjeni 3 këshilla për krijuar një kulturë pune që punonjësit e dashurojnë:

Këshilla 1: Krijoni një vend pune të mbushur me energji

Njerëzit shpenzojnë më shumë se gjysmën e jetës së tyre në punë – dhe kjo duhet të jetë ‘dicka argëtuese’.

Këshilla 2: Ofroni punonjësve hapësirë për të ëndërruar- brenda dhe jashtë punës

Ju nuk jeni i vetmi me vizione për të ardhmen e kompanisë suaj. Ekipi juaj ka shumë ëndrra gjithashtu dhe duke u dhënë atyre mundësinë për ti shprehur ato rrisni angazhimin dhe madje mund të ndikoni në realizimin e disa nga prej iniciativave më të pamundura.

Këshilla 3: Ndani pasurinë me punonjësit tuaj

Nuk është sekret se paraja është një motivues, por ndjesia e pronësisë është po aq e fuqishme. Punonjësit që ndihen si pronarë kanë një nxitje reale për të kontribuar në suksesin e kompanisë. Programet më të mirë të ndarjes së fitimeve mbulojnë dy bazat, dhe rezultati është një mjedis ku njerëzit ndihen të ekzaltuar të ndajnë “feedbackun”.