Denis Havalja

Kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, kapet në Mbretërinë e Bashkuar shqiptari nga Bulqiza

Është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar Dashamir Havalja, 38-vjeçari i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, i akuzuar për kryerje të marrëdhënies seksuale me të mitur.

Siç raporton Top Channel, nga koordinimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Mançesterit, në kuadër të operacionit “Alias”, u kap dhe u arrestua provizorisht, në Mbretërinë e Bashkuar, shtetasi Denis Havalja alias Dashamir Havalja, 38 vjeç, lindur në Bulqizë, transmeton Klankosova.tv.

38-vjeçari është dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në vitin 2016, ka marrë në një automjet me targa angleze, një shtetase të mitur, me të cilën ka kryer marrëdhënie seksuale. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet e 10 muaj burgim.

Policia thotë se vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri. Në vitin 2018, ai ishte në listën e personave më të kërkuar në Dibër.