Kreu i Wagnerit “raporte të acaruara” me Putinin

Yevgeny Prigozhin, themeluesi i grupit mercenar rus Wagner, pretendon se atij iu është bllokuar qasja në kanale speciale për komunikim me autoritetet ruse në mënyrë që të ndalonte kërkimin e armëve për mercenarët e tij.

“Për të ndaluar kërkimin e armëve, qasja ime në të gjitha kanalet speciale të komunikimit u ndërpre dhe të gjitha kalimet në departamentet vendimmarrëse u bllokuan”, ka thënë Prigozhin, shkruan Nova.rs.

Prigozhin akuzoi më parë udhëheqjen ushtarake ruse në disa raste se nuk u dha anëtarëve të organizatës së tij armë që ishin në dispozicion në magazinat ushtarake.

Në shkurt, ai ndau një foto të viktimave të mercenarëve rusë, të cilët dyshohet se vdiqën më 21 shkurt, sepse udhëheqja e rregullt e ushtrisë nuk u kishte siguruar armë.