Igli Hasani

Kreu i diplomacisë shqiptare takime me përfaqësues të partive politike në Kosovë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot takime me drejtues e përfaqësues të partive politike në Kosovë.

Hasani zhvilloi takime me Vlora Citakun e PDK-së, Lumir Abdixhikun e LDK-së, Ramush Haradinajn e AAK-së dhe Fatmir Limajn e Nisma, të cilët kanë kontribuar në shtetformimin e Kosovës së lirë dhe të pavarur.

“Të udhëhequr nga vizioni i përbashkët politik dhe strategjik për mbrojtjen dhe afirmimin e interesave të shqiptarëve kudo në rajon, së bashku do të vazhdojmë angazhimin tonë në promovimin e rolit e shqiptarëve, si kontribues në forcimin e sigurisë, paqes dhe stabilitetit rajonal”, u shpreh ministri Hasani.

BONUS VIDEO: Muharremaj: Edhe pse kam pas oferta, do të vazhdojë në AAK deri në fund të karrierës sime politike