Bashkim Ramosaj

Kreu i Deçanit ngushëllon familjen e dy vëllezërve që vdiqën në Gjermani

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shprehur ngushëllime për familjen Arifaj, fëmijët e së cilës ndërruar jetë sot në rrethana tragjike pasi u goditën nga treni në Gjermani.

Ramosaj në Facebook ka shkruar se Deçani është tronditur rëndë nga tragjedia që ndodhi sot në Bruckberg afër Münchenit të Gjermanisë me ç’rast humbën jetën dy vëllezërit Arifaj, njëri në moshën 13 vjeçare dhe tjetri në moshën 17 vjeçare.

“Për Deçanin dhe qytetarët e Deçanit është rast i rënd dhe ditë zie tejet pikëlliese tragjedia që i ndodhi familjes Arifaj nga Ratishi i Epërm i kësaj komune. Ngushëllime familjes dhe të gjithë qytetarëve për këtë rast tejet të rëndë”, ka thënë ai.