Kandidati i PDU-së për kryetar të Pejës, Kreshnik Husaj, ka treguar në emisionin Frontal në T7 se pse ka vendosur të kandidojë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Husaj kandidon për Pejën si kandidat i Partisë Demokratike të Unitetit.
Por ai është i më shumë i njohur për botën e show-bizit ndërsa vendimi për t’iu futur politikës kishte ardhur si befasi.
Megjithatë Husaj thotë se kanë cfarë t’i ofrojë Pejës.
“Mund të jap dicka ndryshe nga kryetari aktual . një jetë moderne një qytet modern ku ka parkingje. Një rini e cila ka qytet ku mund të jetojë dhe ku mund të punësohet në biznese lokale. Synojmë me seriozitet Pejën. Nuk e mohoj kur një kandidat tjetër punon mirë. Muhaxheri ka qenë një kryetar i mirë. Por besoj se qytetari do ta vendosë”, tha ai.







