Kryetari

Kreshnik Gashi: Me fitoren në kontestin gjyqësor, ARKEP ia shpëtoi buxhetit të Kosovës 11 milionë euro

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) pas një procesi të gjatë gjyqësor, sot ka pranuar aktgjykimin refuzues nga Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj paditësit të ndërmarrjes “Aurora Israphone”, me objekt të kontekstit kompensimi i dëmit për fitimin e humbur.

Sipas ARKEP, ky proces ka filluar që nga viti 2010, ku janë mbajtur një numër mjaftë i madh i seancave gjyqësore, e ku pala paditëse ka kërkuar kompensimin e dëmit në vlerë prej 11 milionë eurosh nga PTK dhe ARKEP.

Lidhur më vendim, Kreshnik Gashi, kryetari i Bordit të ARKEP-it thotë se ky qenë një proces maratonik ligjor, ku kompania në fjalë pronë e aksionarëve shtetas të huaj “Aurora Istrafone” ka tentuar që të përfitoj një shumë jashtazakonisht të madhe, prej 11 milionë eurosh.

Ai thotë se kjo kompani ka pretenduar se nuk i është dhënë mundësia për të operuar në tregun e Kosovës me gjithë përgatitjet që ajo kishte bërë, me qëllim që të shes kartela grrithëse të përshtatshme për thirrje ndërkombëtare me çmime të lira qysh në vitin 2006.

“Ky proces është intensifikuar sidomos në dy vitet e fundit ku ARKEP ka përgatitur disa shkresa dhe janë thirrur shumë dëshmitarë, e ku përfundimisht është shpejguar gjendja faktike se kësaj kompanie i janë ofruar të gjitha mundësitë ligjore për operim në përputhje me licencën e saj”, ka thënë Gashi për Ballkani.info.

Sipas tij, ky vendim përveç se mbron buxhetin e shtetit, përbënë një fitore profesionale për stafin e ARKEP sidomos për ata që e kanë përfaqësuar në këtë proces kompleks.

“ARKEP si një rregullator i një tregu mjaft të madh në Republikën e Kosovës në tre vitet e fundit i ka fituar të gjitha rastet ligjore me operator të ndryshëm vendas dhe të huaj”, ka theksuar Gashi, duke shtuar se ARKEP mbetet i përkushtuar në vazhdimësi për rregullimin e tregut mbi bazën e parimeve themelore, të cilat garantojnë konkurrencë efektive, transparencë, mosdiskriminim dhe para së gjithash mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit. /Ballkani.info/