Kurti, Osmani, Konjufca

Krerët shtetërorë bëjnë homazhe te “Adem Jashari”, nuk prononcohen për media

Në përvjetorin e 16-të të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, krerë të lartë shtetërorë bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me anëtarë të kabinetit qeveritar bënë homazhe tek varrezat e familjes Jashari.

Ndërkaq, të njëjtit nuk u deklaruan për medie.

Përveç krerëve shtetërorë, qytetarë të shumtë anë e mbanë Kosovës e jashtë saj, erdhën për të nderuar sakrificën e familjes Jashari.