Hapja e Qendrës Zhvillimore Malazeze në Prishtinë po konsiderohet si urë lidhëse e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi hapjen e qendrës malazeze në Prishtinë e ka vlerësuar si një shtëpi që do thellojë bashkëpunimin me Malin e Zi.

Ai ka siguruar që Kosova do vazhdojë të jetë partner strategjik dhe besnik i Malit të Zi në forcimin e fqinjësisë dhe rrugëtimin e përbashkët euroatlantik.Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka garantuar përkujdesje për të gjitha komunitetet jo shqiptare në Kosovë, teksa u shpreh se Kosova dhe Mali i Zi do të jenë gjithmonë aleatë.

Haradinaj ka konfirmuar paqen dhe fqinjësinë e mirë me shtetin malazez.Nga Mali i Zi për të marr pjesë në hapjen e kësaj qendre kishte ardhur edhe kryeministri malazez, Dushko Markoviq, i cili tha se prezenca e krerëve kosovar në këtë ceremoni jep mesazhin më të mirë për bashkëpunimin në mes shtetit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi.

Qendrën Malazeze ajo e ka konsideruar si një hallkë të fortë për miqësi të mirë në mes dy vendeve.Në ceremoni i pranishëm ishte dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili ofroi mbështetje institucionale për malazezët në Kosovë, duke u shprehur se këto dy shtete do e ndihmojnë njëra- tjetrën në proceset integruese drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.