Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, krerët e shtetit do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Bashkë me ta ishin edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ai i brendshëm Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i Bujqësisë, Faton Peci si dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me
kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe me kryeministrin, Albin Kurti bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, me rastin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në Prekaz janë parë edhe qytetarë të shumtë të cilët kanë shkuar që të bëjnë homazhe te varrezat e familjes Jashari.
Ballkani.info sjellë pamje nga Prekazi.





VIDEO BONUS: Ushtarët e KosovësTë përgatitur dhe të gatshëm për mbrojtjen e atdheut






