Krerët e Listës Serbe në stërvitjen ushtarake të Serbisë

Gjatë ditës së sotme, në aeroportin ushtarak të Batajnicës në Serbi, është bërë prezantimi i kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Serbisë me emrin “Granit 2023”.

Ky prezantim i kapaciteteve ushtarake u bë para udhëheqjes shtetërore dhe qytetarëve serbë, raporton Klankosova.tv.

Udhëheqësve shtetërorë dhe qytetarëve iu prezantuan aftësitë e disa njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë, si dhe armët dhe pajisjet e blera moderne ushtarake, të cilat, thonë ata, ruajnë pozitën e neutralitetit ushtarak.

lista serbe ushtria e serbise

Analistët theksojnë se edhe pse ushtria është e pajisur mirë, pozicioni i neutralitetit po i kushton shumë Serbisë.

lista serbe ushtria e serbise

Në këtë prezantim, përpos presidentit serb Aleksandar Vuçiq, pjesëmarrës ishte edhe presidenti hungarez, Viktor Orban.

Por, të pranishëm ishin edhe zyrtarë të Listës Serbe, partisë serbe të Kosovës të dirigjuar nga Vuçiqi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kjo parti, duke postuar fotografi në rrjetin social Facebook.

lista serbe ushtria e serbise

Aty shihen kreu i LS-së, Goran Rakiq, nënkryetari i saj, Millan Radojiçiq, Igor Simiq e Dallibor Jevtiq, të shoqëruar nga shefi i zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq. /Klankosova.tv