Takime
Krerët e Lëvizjes për Drejtësi takojnë ata të Lëvizjes BESA
Lëvizja e Drejtësisë ka bërë të ditur se kryetari i kësaj lëvizje, Sylejman Çerkezi dhe nënkryetari Beni Kizolli kanë pritur në takim Kryetarin e Lëvizjes BESA, Afrim Gashi dhe nënkryetarin Zeqirija Ibrahimin,njofton Klan Kosova.
Në këtë takim sipas Lëvizjes për Drejtësi u zhvillua një diskutim rreth gjendjes politike në Kosovë dhe në Maqedoni.