Krenaria me krimin ndaj kafshëve që dyshohet se ka ndodhur në Kosovë

Një krim mbi pasurinë natyrore të faunës, dyshohet se është bërë në Bjeshkët e Rugovës. Qytetarët atje po deklarojnë se disa persona po krenohen sesi kanë vrarë dy drenusha në këtë lokalitet të Kosovës, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi që siguron mbrojtje për kafshët.

Në Express janë dërguar foto ku shihet një person me emrin J.Zeqiraj si dhe Xh. Kelmendi nga fshati Zahaq, ku i kanë ekspozuar fotot e këtyre kafshëve të vrara, në profilet e tyre në facebook.

Madje në këtë postim, Jetmir Zeqiraj që besohet që është njëri prej atyre që i ka vrarë drenushat, pyet dajën e tij rreth preferencave për gjahun e bërë.

Dreri i rëndomtë është ndër pasuritë e Kosovës, të mbrojtura me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës.

Vrasja e kësaj kafshe të egër dëmton faunën e Kosovës dhe ndikon në zhdukjen e kësaj specie të veçantë që rritet në vendin tonë, duke boshatisur dhe shkretuar pyjet dhe pasurinë natyrore të Kosovës.

loading…