Kandidati për deputet nga LDK-ja, Krenar Xhaferi, ka njoftuar për takimin e radhës.

Xhaferi tha se kishin një takim miqësor e të përzemërt me nëndegën e LDK-së në Gjenevë.

“Në Gjenevë, gjatë një takimi miqësor me bashkatdhetarët tanë. Së bashku me Lumbardh Salihun dhe Vlora Dumoshin, për të përhapur frymën e re dhe për të ndarë vizionin e një rrugëtimi të ri për Kosovën”, ka shkruar Xhaferi.

Krenar Xhaferi në këto zgjedhje kandidon me numër 32.