Krenar Xhaferi: Me sinqeritet, kërkoj kontratë me qytetarët e Prishtinës

Kandidati për Kuvend Komunal në Komunën e Prishtinës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Krenar Xhaferi, ka kërkuar nga qytetarët kontratë të përbashkët për kryeqytetin.

Xhaferi, që i hyn garës për herë të parë, ka thënë se është e rëndësishme të lidhet një kontratë parimore që të punohet për Prishtinën me meritokraci.

Ky është shkrimi i plotë i Xhaferit në Facebook:

Kërkoj një kontratë të përbashkët me Ju, për Prishtinën! Është hera e parë, që po kërkoj përkrahjen e juaj, në këtë rrugëtim, për ta ndërtuar një të ardhme të përbashkët. Po flas, për një kontratë qytetare me Ju, kontratë parimore, të cilën do ta vazhdojmë vetëm në bazë të meritokracisë.

I bindur se LDK-ja, në këtë rrugëtim për Prishtinën, është alternativa më e mirë, me programin dhe ekipin më të mirë. Na pret shumë punë! Punët e mira do të vijnë, pasi ta marrim besimin Tuaj!

Sot po fillon edhe zyrtarisht fushata, e unë nga Ju do të kërkoj një kontratë afatgjatë, besimi dhe angazhimi për Prishtinën! Angazhimet e mija, kudo që jam, do të jenë me sinqeritet, korrektësi dhe vendosmëri. Vetëm s’bashku mund t’ja dalim! #PR4PR# LDK 1️⃣6️⃣0️⃣☑️ #Krenar Xhaferi 1️⃣6️⃣☑️