Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me kandidatin për Kuvend Komunal, Krenar Xhaferi, kanë treguar detajet e ndërtimit të rrugës A dhe koston financiare. Rama e Xhaferi kanë dhënë edhe detajet e kostos financiare dhe impaktin që do ta ketë kjo rrugë në shkarkimin e Prishtinës nga komunikacioni.
Ky është postimi i plotë i Krenar Xhaferit në Facebook:
Do ta ndërtojmë “Rrugën A” dhe do t’a përfundojmë “Rrugën B”
– Sot me Kryetarin Rama ishim në Lagjen “Kalabria” dhe gjithë zonën e Prishtinës së re. Gjendja në këtë pjesë është e papranueshme.
Kjo pjesë është prioriteti yni dhe do të investojmë në këtë projekt madhor për Prishtinën.
– Ndërtimi i “Rrugës A” dhe vazhdimi i “Rrugës B” janë arterje të cilat do ta shkarkonin komunikacionin rrugor nga Prishtinën e re, dhe jo vetëm atë, nga komunikacioni rrugor.
Me përfundimin e këtij projekti do të përfitonin në veçanti lagjet:
Bregu i Diellit, Mati, Zllatari, Prishtina e RE, Kalabria, Veterniku dhe jo vetëm ato!
Ndërtimi i “Rrugës A” do të përfshijë:
-Ndërtimin e rrugës;
-Kolektorin atmosferik;
-Kanalizimin fekal;
-Rrjetin e ujësjellësit;
-Infrastrukturën elektrike dhe telekomunikuese;
Kosto e ndërtimit të “Rrugës A”, për 3 km afërsishtë kap vlerën 15 milion euro, ndërsa në total, për gjatësinë e saj, kap vlerën 22 milion euro.
Ne, me mbështetjen tuaj qytetarë të dashur të Prishtinës, do t’ja dalim!







