Krenar Xhaferi e Përparim Rama takuan Maraklit e Biçikletave: Prioritet transporti alternativ, në fund veturat

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga LDK-ja, Përparim Rama, bashkë me kandidatin për Kuvend Komunal, Krenar Xhaferi, kanë takuar shoqatën “Marakli të Biikletave”, ku kanë diskutuar për ridefinimin e qendrës së kryeqytetit.

Xhaferi ka thënë se prioritet do të ketë transporti alternativ, e krejt në fund veturat.

Ky është shkrimi i plotë i Xhaferit në Facebook:

PRISHTINA PËR TË GJITHË! 🌳🚴♂️☘️🏃🚶☘️🚴♂️☘️🚴♂️🌳 Në ciklin e shumë takimeve, me grupe të qytetarëve, e sot patëm takim me Meraklit e Biçikletave. Fillimisht i përgëzoj për qasjen konstruktive të komunikimit dhe bashkëpunimit.

Plani i LDK-së, është ridefinimi i qendrës së qytetit të Prishtinës, e cila do të mundësonte një qasje ndryshe të komunikimit dhe shfrytëzimit të hapësirave. Prioritet do të kenë këmbësori, transporti alternativ e pastaj veturat.

Në kuadër të saj, do të kemi më shumë hapësira për transportin alternativ. Vetëm s’bashku mund t’ja dalim!