Krenar Shala bëhet “horë” në emision, e shpik një kandidat për kryetar të Skenderajt VIDEO

Analisti politik, Krenar Shala është bërë ‘horë’ gjatë një debati televiziv, ku ishte pjesë edhe gazetari Milaim Zeka. Në këtë debat po diskutohej  për zgjedhjet komunale që do të mbahen më 17 tetor.

Derisa po diskutohej për zgjedhjet në komunën e Skenderajt, Shala i drejtohet Zekës duke i thënë se e ‘përkrahë tinëz kandidatin e AAK-së për kryetar të Skenderajt’.

Zeka e pyet i habitur ‘ Kush është kandidat i AAK-së?”.

Shala nuk flet, ndërsa të tjerët thonë se nuk ka kandidat të AAK-së për kryetar të Skenderajt.

“A s’ka hiq a?”, pyet i habitur Shala.

Analistët e ftuar fillojnë të qeshin, teksa debati për zgjedhje vazhdon.

Drejtuesi i emisionit e arsyeton Shalën duke thënë se kjo deklaratë sigurisht erdhi për shkak se dëshiron të qetësojë debatin.