Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se ende s’ka “asnjë rezultat” nga hetimi për vdekjen e opozitarit Alexei Navalnyt.
Ai ka thënë të hënën se hetimi “po kryhet në përputhje me ligjin rus”.
Peskov gjithashtu i ka quajtur të papranueshme deklarimet që akuzonin presidentit rus, Vladimir Putin, për përfshirje në vdekjen e kritikut rus.
“Ne e konsiderojmë absolutisht të papranueshme të bëjmë deklarata të tilla, sinqerisht të neveritshme…Këto deklarata, natyrisht, nuk mund të shkaktojnë asnjë dëm për kreun tonë të shtetit”, ka thënë Peskov







