Kremlini pranon: Ekonomia ruse po merr goditje serioze si pasojë e sanksioneve

Ekonomia e Rusisë po merr goditje serioze si pasojë e sanksioneve të vendosura nga Perëndimi, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kur është pyetur në lidhje me fjalimin e presidentit të SHBA-së, Joe Biden para kongresistëve të martën mbrëma.

“Ekonomia e Rusisë po përballet me goditje serioze. Ka disa plane, është duke u punuar. Ekonomia do të qëndrojë në këmbë”, ka thënë Peskov, në një konferencë për media, raporton CNN.

Në fjalimin e tij Biden tha se ekonomia e Rusisë është lëkundur nga gjitha sanksionet.