Kremlini i kërkon Ukrainës ta njohë Krimenë si të Rusisë

Rusia, ka thënë se do të ndalojë operacionet ushtarake në “çdo moment” nëse Ukraina përmbush kërkesat e Rusisë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Ukraina duhet ta njohë Krimenë si vend të Rusisë dhe Donetskun e Luhanskun si shtete të pavarura, shkruan BBC.

Përveç kësaj, Peskov tha se Ukraina duhet të ndryshojë kushtetutën e saj dhe të refuzojë pretendimet për të hyrë në NATO e anëtarësime të tjera.

Po ashtu, ka shtuar se Ukraina duhet të “çmilitarizohet”.

Zëdhënësi i Kremlinit, këmbëngul se Rusia nuk po kërkon të bëjë pretendime të mëtutjeshme territoriale ndaj Ukrainës.

Rusia, pushtoi dhe aneksoi Krimenë në marsin e vitit 2014.