Yevgeny Prigozhin

Kremlini ende pa raport përfundimtar për shkakun e rrëzimit të aeroplanit ku humbi jetën Prigozhin

Ende nuk është bërë një raport përfundimtar mbi shkakun e rrëzimit të aeroplanit ku mbeti i vrarë, Yevgeny Prigozhin, ka thënë Kremlini.

Udhëheqësi i Grupit Wagner vdiq saktësisht dy muaj pas kryengritjes kundër udhëheqjes ushtarake ruse, transmeton Telegrafi.

Nëntë perona të tjerë në bordin e aeroplanit gjithashtu humbën jetën pas rrëzimit.

Shumë vëzhgues dhe disa nga mbështetësit e shefit të grupit mercenar, kanë thënë se shteti rus ishte mbrapa incidentit.

Disa kanë sugjeruar se presidenti rus Vladimir Putin mund të ketë dashur të rrëzojë aeroplanin në shenjë hakmarrjeje për rebelimin.

Presidenti amerikan Joe Biden është ndër ata që beson se lideri rus ishte i përfshirë.

Të enjten, Putin tha se në trupat e viktimave u gjetën fragmente granatash dore.