Kremlini e konfirmon: Po punohet për një takim virtual Putin-Biden

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po punojnë për mbajtjen e një takimi virtual mes presidentëve, Vladimir Putin dhe Joe Biden. Konfirmimi vjen nga Kremlini, një ditë pasi shefat e diplomacisë diskutuan ballë për ballë për krizën në Ukrainë.

Zëdhënësi, Dmitry Peskov, tha se qëndrimet e Rusisë dhe SHBA-ve ndryshuan në shumë pika pas takimit mes sekretarit të shtetit, Antony Blinken dhe ministrit të jashtëm, Sergej Lavrov në Stokholm.

Blinken paralajmëroi Rusinë me pasoja të rënda nëse pushton Ukrainën dhe nxiti Lavrov të kërkojë një dalje diplomatike nga kriza.

Ndërkohë, marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës janë në një pikë të ulët, kryesisht për shkak të çështjes së Ukrainës.