Kremi shtëpiak nga 4 përbërës që zhduk menjëherë rrudhat

Përparësia e kremit të këtillë është se përbërësit janë plotësisht natyralë dhe të sigurt dhe të përshtatshëm për të gjithë tipat e lëkurës.

Rrudhat janë dukuri e pashmangshme te secili person, ndërsa kremi i mëposhtëm largon rrudhat, zbut, tërheq dhe shtrëngon lëkurën tuaj.

Përbërësit:

 1 lugë vaj bademi apo ulliri
 1 të kuq të vezës
 1 lugë mjaltë
 2 lugë vazelinë

Përgatitja:

Zbuteni vazelinën me ndihmën e avullit të ujit. Ky proces do të zgjasë disa minuta. Pastaj në të shtoni përbërësit e tjerë.

Të gjitha përzieni mirë derisa të bëhet masë homogjene dhe kremi juaj është gati!

Mund ta ruani në kuti të ndonjë kremi të vjetër.

Lyeni lëkurën lehtë duke i bërë masazh. Pas 30 minutave mund ta hiqni kremin me faculetë të njomur.

Nevojitet më shumë se një orë që kremi të absorbohet në lëkurë, andaj lyeni fytyrën së paku dy orë para se të shkoni në gjumë.

Ruajeni kremin në frigorifer.