Dëshironi të humbni peshë përgjatë pushimeve verore? Me sa duket, ekziston një krem kundër diellit që iu ndihmon në drejtim të kësaj.
Konsumatorët mund të marrin shishen e kremit kundër diellit, të emëruar si ‘Sunshapers’ në Amazon për 22 euro.
Sipas përshkrimit të produktit, krem SPF 30 përmban “përbërës aktivë të djegies së yndyrës dhe anti-celulitit”.
Formula thuhet se krijon një efekt termogenik, i cili ndihmon në largimin e yndyrës.
Krijuesit e produkteve pretendojnë se parandalon “formimin e qelizave të reja të yndyrës deri në 80%” dhe “zvogëlon qelizat ekzistuese të yndyrës deri në 35%”.
Thuhet gjithashtu se produkti djegë celulitin deri në 60% inkurajon “rigjenerimin e qelizave të lëkurës”.
Pavarësisht pretendimeve të prodhuesve të ‘Sunshapers’, produkti nuk është se ka marrë shumë prapaveprime (feedbacks).








