Bruksel

Krejt çka tha Thaçi pas takimit të tensionuar me Vuçiqin

Takimi i mbrëmjes ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiqit në Bruksel nuk kaloi fare mirë.

Vuçiqi, sipas Thaçit, në takim u treguar agresiv dhe arrogant, ndërsa presidenti serb tha se nuk do të ketë më bisedime derisa Kosova ta tërheqë vendimin për sanskione të mallrave serbe.

Ballkani.info ju sjellë të plotë deklaratën e Thaçit pas takimit me Vuçiqin:

Në përpjekje për të arritur apo hapur rrugën e arritjes së një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë, ligjërisht obligative, që nënkupton njohjen reciproke në mes të dy shteteve dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Falënderoj zonjën Mogherini për durimin dhe përkushtimin që po tregon, dhe gjithë mbështetësitë e këtij procesi.

Natyrisht se janë tema jo të lehta të cilat janë shtruar dhe do të shtrohen në të ardhmen së diskutuari.

Ishim në takimin e radhës të fazës finale të përmbylljes së këtij procesi jashtëzakonisht të vështirë, por interesi i dy vendeve dhe i popujve tanë është që të arrihet marrëveshja paqësore që definitivsht Kosovën dhe Serbinë iu krijon hapësirën dhe mundësinë e perspektivës evropiane, e Kosovës progresin dhe perspektivën globale.

Mbetet të shihet në të ardhmen sesi do të lëvizin gjërat, por mund të them përsëri se është një sfidë jo e lehtë me gjithë këtë aparaturë të Serbisë të ballafaqohemi këtu dhe në hapësirat tjera, për këtë arsye mendoj se është me interes që gjithë skena politike kosovare të merr guximin, energjinë, vendosmërinë që të vijnë këtu të ballafaqohemi të gjithë dhe që të shënojmë progres në mënyrë që të jetë një proces i një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e pranueshme.

Dhe mund të them se është një momentum i ri i cili duhet me u shfrytëzu, është shanse historike që të ndodhë njohja edhe nga Serbia për Kosovën.
Kështu që unë dua të shpresoj në vullnetin dhe energjinë e njerëzve në Kosovë, të të gjithëve, gjithë partive politike, shoqërisë civile, mediave, të gjithë njerëzve opinionbërës është momenti i ballafaqimit dhe të tejkalimit të kësaj pengese të madhe të quajtur Serbi dhe Aleksandër Vuciq përballë një ofensive arrogante të tyre në raport me shtetin e Kosovës, konsolidimin e shtetit të Kosovës në rrafshin e brendshëm dhe atë të jashtëm.

Kështu që unë natyrisht se kam rezervat e mia në proces, e di se do jetë shumë vështirë.

Është një mundësi e vogël për marrëveshje, por duhet të punojmë dhe duhet të vazhdojmë.