“Kreativiteti” i Noizyt, kopjon tekstin e Rick Rossit

Shpesh çuditemi me kreativitetin e artistëve tanë, i vlerësojmë për krijimet e tyre muzikore.

I vlerëson publiku. Paguan shuma të mëdha për një biletë të një koncerti. Janë këngë që ata i bëjnë artistë shumë të paguar, larg më të paguar se sa që meritojnë marrë parasysh standardin e jetesës.

Interesim i jashtëzakonshëm për Dacia Sanderon që kushton sa një ajvar në ditë

Noizy është një prej artistëve më të paguar shqiptarë, në mos më i paguari me natën deri në 10 mijë euro.

Këngët e tij dëgjohen shumë nga adhuruesit e flaktë që i ka në të gjitha trojet shqiptare, e shumë prej tyre i mësojnë në mend tekstet që mendojnë se janë unike duke vlerësuar lart kreativitetin e reperit.

Në këngën “Po Thu” në bashkëpunim me S4mmin vërehet se si Noizy inspirohet nga reperi amerikan, Rick Ross dhe kënga e tij “Idols Become Rivals” publikur në vitin 2017.

Siç vërehet, teksti ka ngjashmëri të madhe me tekstin në gjuhën angleze të Rick Rossit.

Noizy sigurisht se nuk është i vetmi, as i pari, dhe as i fundit që inspirohet nga reperët e huaj.

Megjithatë, kjo është një tjetër dëshmi për nivelin e kreativitetit te reperët shqiptarë.

Së paku, titulli i këtij artikulli i cili rimon është origjinal…