Lëvizja Vetëvendosje është parti e cila ka simaptizantë të ndryshëm e me “kreativitet”.
Kemi pasur rastin t’i shohim përkrahësit e kësaj partie (Naim Tërbunja), që kishte bërë tatuazh fytyrën e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, shkruan Ballkani.info.
Ndërsa, më me shumicë kanë qenë simpatizantët që kishin vendosur fotografinë e Kurtit në automjete të ndryshme, kujtojmë që në vende të ndryshme të Kosovës kishte simpatizantë të tillë.
Por, siç duket përkrahësit e kësaj partie kanë vendosur të shkojnë edhe më larg.
Në medie është duke qarkulluar fotografia e një lloji të birrës me fytyrën e Albin Kurtit.
Nuk dihet vendi ku është shtypur birra, por ajo se çfarë është interesante është kreativiteti i kosovarëve për gjëra të atilla dhe për Albin Kurtin./Ballkani.info.







