Krasniqi: VV po tenton ta kap edhe BIK-un

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, përmes një shkrimi ka thënë se postimi i Arbër Vokrrit duhet të lexohet me kujdes, i cili sot doli kundër Xhelal Sveclês.

Krasniqi, ka shkruar se akuza ndaj BIK-ut e krijon hapësirën për marrjen nën kontroll të BIK-ut, përmes dobësimit të udhëheqjes aktuale

Shkrimi i Krasniqit:

Postimi i Arbër Vokrrit duhet të lexohet më vëmendje. Nuk është esenca e tij mospajtimi me Xhelal Sfeqlen. Vokrri po kërkon shumë më shumë: po kërkon që BIK-u “të ndihmohet” me vullnetarë për ta mbajtur rendin, që do të thotë të mirret nën kontroll nga ato grupe.

Kjo paraqet rrezik direkt për statusin e BIK-ut dhe liritë tona fetare. E dyta, Vokri po thotë:”Nuk është VV ajo që kërkon të mos shfrytëzohen xhamitë, por është BIKu që nuk po ka kapacitet për menaxhim të situatës sipas kërkesave të IKSHP-së.”Pra, po ia faturon fajin BIK-ut, e duke e amnestuar LVV-në.

Edhe kjo akuzë ndaj BIK-ut e krijon hapësirën për marrjen nën kontroll të BIK-ut, përmes dobësimit të udhëheqjes aktuale. Skenar intelegjent. A e kupton myftiu, nuk e di. Tybe nuk e kam dertin e tij, por e kam dertin e BIK-ut, si institucion i pavarur dhe të lirive tona fetare.