Krasniqi – Vitisë: Ke me lënë punën në gjysmë e me dhënë dorëheqje

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi i ka kërkuar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia që të jetë në krye të betejës në përballje me pandeminë Covid-19, derisa ka shtuar se Vitia mund të japë dorëheqje.

Ai derisa ka theksuar se gjendja me Covid-19 është e rëndë dhe se beteja është e Qeverisë.

“Çka me ju thonë atyne familjeve që sot i vorrosin familjarët prej covidit. Kurrë nuk kasha besuq ë ti mendonq ë janë pak vdekje. Jemi keq. Nuk kanë dhënë rezultat masat. Trefish më pak teste sot. Sinqerisht ju them debati ka qenë jo vetëm për kritikë, por me shiku se çka mundemi me bë. Mos u habitni që dje keni thënë se është betejë e të gjithëve, por është e jotja dhe e qeverisë tuaj”, tha ai në senacën e Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi ka kritikuar Vitinë dhe Qeverinë se deri tani vetëm po arsyetohen dhe po mungon puna.

“Ju jeni duke u arsyetu. Karakteristikë e kësaj qeverie është aryetimi. Nuk është koha e arsyetimit, por e punës. Pse po krahasohesh me Armend Zemaj , kur e ke thënë se ka bërë punë të keqe. Mos u krahaso, por bë punë”, u shpreh ai.

Në lidhje me mos-publikimin e kontratës për vaksinat, Krasniqi tha se në emër të konfidencialitetit po shkelet Kushtetutat e Kosovës.

“Tek e fundit mos e shkeli konfidencialitetin, por po e shkelni kushtetutën. Kushtetutën po e shkelni, e konfidencialitetitn po e runi. Armendi nuk e ka kry punën mire, por mos e merrni shembull”, shtoi Krasniqi.

Ai ka thënë se nuk kemi vaksina, por vetëm një lëmosh që tashmë është dhënë.

Ai, ka thënë se Vitia mund ta lë në gjysmë punën e nisur, duke shtuar se ai mund të japë dorëheqje.

“Keni thënë me muaja të tërë na keni lënë punën në gjysmë me mocion mosbesimi. Kam drojë që ka me ju mbet gjysmë. Nuk është fer nëse sot merr përgjegjësi dhe e len në gjysmë. Nuk ka nevojë tani me na fol për dorëheqje”, shtoi ai.