Krasniqi uron Ramën për fitoren në shumicën e bashkive në Shqipëri

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se Shqipëria ka përfunduar dhe një palë zgjedhje, duke shënuar një momentum të rëndësishëm të pjekurisë dhe përgjegjësisë politike e shoqërore.

Krasniqi ka uruar kryeministrin Rama për fitoren në shumicën e bashkive në Republikën e Shqipërisë.

Krasniqi në Facebook ka thënë se e vlerëson përkushtimin e institucioneve në garantimin dhe sigurinë që zëri i secilit qytetar të dëgjohet – drejt dhe pa ndërhyrje.

“Shpresoj që besimi i qytetarëve i dhënë në këto zgjedhje për kandidatët e tyre, t’u shpërblehet me punë, përmirësim të jetesës dhe realizim të premtimeve”, shkruan tutje kreu i PDK-së.

“Shqipëria përfundoi edhe një palë zgjedhje, të lira dhe demokratike, duke shënuar kështu një momentum të rëndësishëm të pjekurisë dhe përgjegjësisë politike e shoqërore. Vlerësoj përkushtimin e institucioneve në garantimin dhe sigurinë që zëri i secilit qytetar të dëgjohet – drejt dhe pa ndërhyrje. Me këtë rast, uroj Kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, për fitoren në shumicën e bashkive në Republikën e Shqipërisë. Shpresoj që besimi i qytetarëve i dhënë në këto zgjedhje për kandidatët e tyre, t’u shpërblehet me punë, përmirësim të jetesës dhe realizim të premtimeve, shkroi Krasniqi.