Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka mohuar se mund të ketë bashkëqeverisje mes Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike.

Sipas Krasniqit, qëllimi i PDK-së është që përmes zgjedhjeve të reja, Bedri Hamza ta merr postin e kryeministrit të vendit.

Pjesë nga intervista e Krasniqit në Debat Plus:

Qeveri pa Albin Kurtin. Bedri Hamza kryeministër i ardhshëm o Ermal. Kjo është pika.

Ermali: U duk që patët përafrim të jashtëzakonshëm (Ermali) A do të keni bashkëqeverisje?

Memli: Pse e keni interpretu ashtu? A të pyti unë ty diçka retorike?

Ermali: A do të ketë një koalicion VV-PDK?

Memli: Kush po flet për koalicione, pse po ma ndërron temën?

Memli: Unë dua zgjedhje, s’ka qenë kjo kërkesë e Albin Kurtit e fatkeqësisht as e kolegëve të opozitës. Kjo është qëllimi jem me pru një qeveri që udhëheq Bedri Hamza.

Ermali: Me?

Memli: Me shumicën shqiptare

Ermali: Pyetja ime…

Memli: Oh spo du me ta dhanë përgjigjen, a e di pse? Sepse konspiracionet edhe titujt e portaleve, me tituj senzacionale janë më pak të rëndësishme se sa fakti që qytetarët jetojnë më keq se para 3 viteve.

Eh ata kolegët (opozitarë) sa herë e kanë taku Albinin. Pse s’u bo more vëlla kaq e madhe? Unë e kuptoj sepse gara e ardhshme është mes PDK-së dhe VV-së.

Ermali: Ju kanë akuzu për vjedhje, hajni, vrasje të Astrit Deharit…

Memli: Oh i di bre ato, janë poshtërsi. Mos t’i përsërisim.