Krasniqi u thotë veteranëve: Keni vjedh edhe proteza të shokëve të luftës

Aktivisti Dardan Krasniqi është përplasur ashpër në debat me Faton Klinakun nga OVL-UÇK.

Teksa po diskutohej për protestën e veteranëve për Ligjin e Pagave ku nuk u përfshinë këta të fundit, Krasniqi e akuzoi Klinakun për vjedhje.

Ai i tha se kanë vjedhur edhe protezat e shokëve të luftës, shkruan Jepi zë.

“Keni vjedhur edhe proteza të shokëve të luftës. Me përgjegjësi e them. Keni vjedhë. Sot nuk ka raport financiar të shoqatave me e pa sa shpenzime bëhen”, tha Krasniqi.

Në anën tjetër, Klinaku tha se të gjitha këto janë shpifje.

“S’jam unë në shoqatë të invalidëve. Mos ja fut kot. Mos shpif”, tha Klinaku në Debat Plus.